Aktualitet

Pendohet për investimin në Portin e Durrësit? Investitori arab Alabbar: Ndërtova shumë shpejt, ishte një gabim

Alabbar tha se një prej gabimeve lidhet me Shqipërinë, ku sipas tij zhvillimi i projektit u realizua shumë shpejt, duke iu referuar projektit në Portin e Durrësit.

l.k
Pendohet për investimin në Portin e Durrësit? Investitori arab
Mohamed Alabbar dhe projekti në Portin e Durrësit

PODGORICË- Investitori arab Mohamed Alabbar ka tërhequr vëmendjen lidhur me një deklaratë të fundit sa i përket investimeve në Shqipëri. Gjatë konferencës për zhvillimin e pasurive të paluajtshme RE, të mbajtur ditën e djeshme në Podgoricë, pronari i kompanive Emaar Properties dhe Eagle Hills u pyet për gabimet e bëra gjatë projekteve të tij ndër vite.

Alabbar tha se një prej gabimeve lidhet me Shqipërinë, ku sipas tij zhvillimi i projektit u realizua shumë shpejt, duke iu referuar projektit në Portin e Durrësit.

“Për shembull, në Shqipëri ndërtova shumë shpejt. Ishte një gabim”, u shpreh ai.

Ai përmendi gjithashtu edhe rastin e Malit të Zi, ku tha se nuk duhej të kishte marrë pjesë në tenderin për plazhet në Ulqin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Por çfarë kishte deklaruar më herët për projektin në vendin tonë?

Gjatë një interviste, investitori arab tha se e kishte zgjedhur Shqipërinë pikërisht për shkak të rritjes së turizmit dhe zhvillimit të lartë që po përjeton ekonomia e vendit.

“Që të tregohem i sinqertë, pashë parametrat ekonomike. Nuk do ta zhvilloj një projekt të tillë në Francë, Gjermani apo në Angli. Mendoj se këto ekonomi janë të fryra, mundësitë për biznes janë të vogla, ka një burokraci të gjatë.

Por po të shohësh Shqipërinë, dhe sikurse thashë, ishit vendi i parë apo vendi i dytë për rritjen e turizmit dhe për rritjen ekonomike. Pra, unë po kërkoj një ekonomi që po zhvillohet, e kam negociuar këtë kontratë në këto dy vite dhe çdo vit, më ka treguar se ju po ia dilni më mbanë se çdo vend tjetër”, theksonte Alabbar.

Në vitin 2022, projekti “Durrës Yachts & Marina”, i zhvilluar nga “Durrës Marina” sh.a. si Partneritet Publik-Privat, mori statusin e investimit strategjik. Projekti drejtohet nga “Eagle Hills” e Mohamed Alabbar, me 67% të aksioneve, ndërsa shteti shqiptar zotëron 33%. Sipas planit të biznesit, projekti pritet të gjenerojë rreth 3.2 miliardë euro të ardhura dhe afro 854 milionë euro fitim neto. Shtetit i takojnë rreth 281 milionë euro, ndërsa investitorit privat rreth 572 milionë euro. Të ardhurat kryesore priten nga shitja e rreth 13 mijë apartamenteve, pasi projekti është kryesisht rezidencial. Megjithëse vlera e investimit kalon 2 miliardë euro, “Eagle Hills” ka deklaruar një investim direkt kapital prej rreth 80 milionë eurosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB