TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka publikuar një video me në fokus kritikat jo vetëm ndaj çmimeve të ushqimeve, por edhe për kursin e këmbimit në disa supermarkete në vend.
Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, pak pasi ka kryer pazarin e javës, Braçe thotë se për çmimet e larta 'fjalët ka mbaruar', ndërsa ndalet te kurset e këmbimit të afishuara në disa supermarkete. Sipas tij, euro dhe dollari këmbehen me vlera më të ulëta se kursi zyrtar i referuar prej tij si kursi i Bankës së Shqipërisë.
Lidhur me këtë, duke e cilësuar 'abuzim', Braçe thekson se supermarketet, dyqanet dhe stacionet e karburanteve nuk janë të legjitimuara të këmbejnë monedha të huaja dhe se kanë detyrimin të tregtojnë në lekë.
Postimi i plotë i Braçes:
E DIELE SOT, BERA PAZARIN E JAVES SAPO;
UNE DAL VETE TE BLEJ NE TREG E DYQANE!
Natyrisht, PER CNIMET FJALET KANE MBARUAR;
Per perime e fruta te ftesketa-vendi e importi, per produktet e fabrikuara thuajse te gjitha te IMPORTUARA;
Sic u deshmoj ne video, eshte e kote, jane shtrenjte e vijojne te jene shtrenjte; REFLEKTOJNE PRODHIMIN TONE ME KOSTO TE LARTA E TE PANDIHMUAR-BASHKEFINANCUAR, REFLETOJNE INDUSTRINE TONE USHQIMORE THUAJSE INEGZISTENTE;
Pooor;
REFLEKTOJNE EDHE ABUZIMIN QE TE HEQ MENDJEN, realisht e them.
Shiheni foton ne video; eshte njoftimi se me sa leke e kemben euron e dollarin, nje, dy, tre supermarkete:
90 LEKE - 1 EURO; 77 LEKE - 1 DOLLAR.
Tani, e para dhe e fundit, supermarketet, dyqanet, stacionet e karburanteve NUK JANE TE LEGJITIMUARA TE KEMBEJNE ATY MONEDHA TE HUAJA; kane detyrimin te tregtojne ne LEKE!
Por ka edhe me;
Kursi i monedhes qe afishojne eshte SHUME ME I ULET SE KURSI ZYRTAR I BANKES SE SHQIPERISE dhe ME I ULET SE TREGU I LIRE; 91.56 LEKE - 1 EURO, 80.22 LEKE - 1 DOLLAR.
Por ajo qe te le pa mend nuk eshte paligjshmeria dhe detyrimi i ketij kursi kur ti ble;
Ajo qe te le pa mend eshte fakti qe nderkohe qe LEKU FORCOHET, EURO E DOLLARI BIE-NE KETO DYQANE EDHE ME SHUME SE TREGU, CMIMET E PRODUKTEVE TE IMPORTIT JO VETEM JANE TE LARTA, POR JANE TE QENDRUESHME TE LARTA!
Pra tregtaret po blejne euro me te lire, madje me lire se BANKA E SHQIPERISE dhe se TREGU, me keto euro blejne produkte jashte dhe vijne ketu e na i shesin edhe me shtrenjte; PA REFLETUAR AS RENIEN E EUROS, DOLLARIT!
PYETJA QE KAM SOT ESHTE:
A NUK DUHEN TAKSUAR ME SHUME KETO MBIFITIME?!/ZËRI