Politikë

Wendt ambasador i SHBA/ Ambasada: Do çojë para prioritetet e Trump

Në qendër të diskutimeve ishin disa prej prioriteteve të administratës së Presidentit Donald Trump me theks te bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes rritja ekonomike dhe lufta kundër grupeve kriminale transnacionale.

M.K.
Wendt ambasador i SHBA/ Ambasada: Do çojë para prioritetet e Trump
Bajram Begaj dhe Eric Wendt

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se ambasadori i ri amerikan Eric Wendt i ka paraqitur letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri.

Pas ceremonisë së zhvilluar në Pallatin e Brigadave Wendt dhe Begaj zhvilluan një takim ku sipas Ambasadës amerikane u riafirmua partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në qendër të diskutimeve ishin disa prej prioriteteve të administratës së Presidentit Donald Trump me theks te bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes rritja ekonomike dhe lufta kundër grupeve kriminale transnacionale.

“Mirë se vjen, Ambasador ëendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, shkruan ambasada.

Wendt ambasador i SHBA/ Ambasada: Do çojë para prioritetet e Trump

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis sot zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB