
TIRANË-Paratë e trafikut të drogë të grupit të goditur nga SPAK, janë përkthyer në një luks të shfrenuar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së pastrimit të parave qëndron Isa Aliu. Masë arrest me burg është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara të këtij grupi dyshohet të jetë rreth 150 milionë euro. Vetëm tek “Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside)”, me vendndoddhje në Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durrës janë sekuestruar 121 pasuri të paluajtëshme, si vila, Apartamente, Duplexe, parkime, etj.
Vilat dhe rezidencat lukspze prekin edhe Tiranën, përkatësisht 32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë.
Po ashtu në rrjetën e sekuestros është hoteli i njohur me 5 yje e 200 dhoma, në Jalë 'Zig Zag', i ndërtuar në faqen e kodrës, një tjetër në Tiranë “Hotel Elisa”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”. Vila janë sekuestruar edhe në rezidenca në Tiranë, te Diamond Hill, te Astoria në Mjull Bathore.
Mes sekuestrove janë edhe 4 shoqëri të Isa Aliu, si “Aliu Road Hous”e me seli në disa qytete, “Green Invest” në Tiranë e Fier, “Seavieu Development” me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan.



Ndërkohë janë sekuestruar automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura dhe mjete lundruese si dhe 209 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.