pamje nga ngjarja
LEZHË-Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Lezhës. Mjeti ka qenë i parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe prej rreth një jave nuk ishte në përdorim. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI
Poll