Aktualitet

Përgjimet në Sky ECC! Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë

Në një tjetër bisedë, Dizdari e ka porositur Salvatore Aliun që t'i dërgojë një ngarkesë me kokaine prej 2 deri në 3 ton nga Ekuadori drejt Evropës, duke i shpjeguar që t'ia bëjë me çfarëdo metode fshehjeje.

F.I
Përgjimet në Sky ECC! Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa
Eldi Dizdari

TIRANË-Në dosjen hetimore të SPAK siguruar nga ZËRI janë zbuluar detaje të tjera nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Në dosje evidentohen rolet e secilit nga anëtarët e grupit, ku Eldi Dizdari, mësohet se ka bashkëpunuar me Salvatore Aliun në organizimin e dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt porteve evropiane.

Referuar komunikimeve ndërmjet tyre në aplikacionin Sky Ecc, rezulton se Dizdari dhe bashkëpunëtori e tij, Armando Pacani i kanë dërguar Salvatore Aliut miliona euro në vende të ndryshme (Ekuador, Kolumbi, Itali, Shqipëri etj.) si pagesa për kokainën e siguruar dhe dërguar nga Aliu për llogari të Eldi Dizdarit. Salvatore Aliu, ka patur rolin e siguruesit dhe organizuesit të nisjes së ngarkesave me kokainë për llogari të Dizdarit, ndërsa ky i fundit porositës dhe financues i ngarkesave me kokainë. Dërgesat e parave bëheshin përmes sistemit Hawala nga Dizdari tek Aliu. Për periudhën 14 gusht -6 shtator, Dizdari i kishte dëgruar Aliut 8 milionë euro.

Në një nga episodet e zbardhura Eldi Dizdari i kërkon Aliut që vetëm t'i nis kontejnerë të kontaminuar me kokainë drejt
Evropës, pasi në çfarëdo mënyre, Dizdari do të jetë në gjendje ta nxjerrë nga portet në Evropë. Në një pohim të tij të datës 28 gusht 2020, Dizdari i tregon Aliut që ky i fundit mund t'i nisë kokainë pa limit, pasi mund të përballojë deri në 10 ton kokainë në javë.

Në dosje janë zbardhur vetëm mesazhe të Eldi Dizdarit drejtuar Salvatore Aliut:

nuk dorzojem un jo dhe me 20 pun

po mir vlla po spat ket jav tjeteren

vetem ma bej mu ate

mos mja premto kujt

dhe india mir esht

po skan vend kutiat se jan drru te shumtat

po jo te mcefme vlla

mrapa dere

mos e vrit mendjen
jo 3 po dhe 10t ne jav i perballoj

ska rensi shum finali

se kam 3 turne vlla mjes drej dark dhe kuti final anyëp e bej

sesht problem

Në një tjetër bisedë, Dizdari e ka porositur Salvatore Aliun që t'i dërgojë një ngarkesë me kokaine prej 2 deri në 3 ton nga Ekuadori drejt Evropës, duke i shpjeguar që t'ia bëjë me çfarëdo metode fshehjeje. Dizdari i dërgon Aliut një foto tëtë parave të dërguara drejt Ekuadorit sipas datave dhe të numrit të token në një shumë totale prej 8 milion eurosh për periudhën 14 gusht -6 shtator.

Poll

MOS HUMB