Aktualitet

Vrasja e çiftit Mujeci! Kolndreu mohon përfshirjen: S'e dija që autorët e kishin fshehur makinën te banesa e prindërve të mi

Para trupës gjykuese Kolndreu ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjare, duke thënë se nuk e dinte që autorët e kishin fshehur makinën pranë banesës së prindërve të tij. 

F.I
Vrasja e çiftit Mujeci! Kolndreu mohon përfshirjen: S'e dija
Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, Besnik Kolndreu

LEZHË-Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Besnik Kolndreun, i cili u arrestua më 18 qershor në Mal të Zi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës. Para trupës gjykuese Kolndreu ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjare, duke thënë se nuk e dinte që autorët e kishin fshehur makinën pranë banesës së prindërve të tij. 

"Jetoj dhe punoj në Malin e Zi. Nuk kam dijeni që autorët e krimit kanë fshehur makinën e përdorur prej tyre në afërsi të banesës ku jetojnë prindërit e mi (Torovicë)", deklaroi ai.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 40-vjeçarit  për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.

Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimeve. 

Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç. Renato Mëhilli është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli./ZËRI

Poll

MOS HUMB