
TIRANË-Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina sipas bisedave të zbardhura në aplikacionin e koduar Sky ECC, rezulton i përfshirë ne trafikun e drogës. Në dosjen e SPAK për operacionin 'Ura', siguruar nga ZËRI, Morina në një bisedë me Ekli Nderjakun, i raporton këtij të fundit për sasitë e drogës në dispozicion.
1 UNICQ – “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska …e lan mallin ky shok … ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)… me e pa mallin shok po me thot …co ndonjë shok po desh me e pa… do tak ne shok se po vij për durres…
1UN9CQ–fola pak me një shok në giermani ka bërë një dalje … edhe mund tënnisem unë andej … kemi rob ta heqi aty? … hamburg ose frankfurt? …SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher … Qe tfolim me ropt…”.
Në një mesazh të 29 dhjetorit 2020, Morina tregon për një anije të gatshme për transport në Spanjë dhe kërkon marinarë për operacionin që përfshinte një njohur të tij në Ekuador.
IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador … qe kishte hipje dhe dalje andej…ne spanje …e ta hedhi ne det …por i duhet nje marinar…
5PNNS…- Marinar
ku atje ne ekuador…
1UN9CQ-ne spanje…
5PNNS9 —Shok folim Nga afer….
1UN9CQ-ne hollande kemi nai shok … qe ka te bardhe… se do ortaku im 20 buk…
5PNNS9–Me tbardh…
1UN9CQ — te bardhe…
SPNNS9—-Se di sjam ngatrru mo ….Se di shok …Po do pys.
Ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e paraburgimit ku ndodhet. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Ekil Nderjakun në trafikun e lëndëve narkotike.
Morina u arrestua edhe në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Altin Morina me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi. Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal./ZËRI