
TIRANË-Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Krrabë. Ardit Balla përndiqte dhe kanoste me thikë disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të Shkollës së Mesme të Bashkuar. Gjatë kontrollit fizik, 42-vjeçarit iu gjet thika, me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.
Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë, informoi sot policia./ZËRI