KORÇË- Një 18 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Bulgarec.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë rreth orës 19:45 një automjet tip 'Benz' me drejtues shtetasin L. S. ka përplasur këmbësorin me iniciale F. M. rreth 18 vjeç.
I riu është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./ZËRI