PEQIN-Një vatër zjarri është përhapur në fshatin Haspiraj të Peqinit, duke prekur një sipërfaqe të mbuluar me shkurre, pyll dhe ullishte.
Përhapja e flakëve është favorizuar nga era e fortë, e cila ka bërë që zjarri të përfshijë edhe sipërfaqe me pemtari.
View this post on Instagram
Situata është pjesë e një problematike të evidentuar ditët e fundit në zonat rurale të Peqinit, ku janë shtuar rastet e zjarreve.
Një prej faktorëve që po përsërit problemin është djegia e tokave bujqësore, ndërsa flakët mund të përhapen më lehtë në kushtet e erës.
Për këtë arsye, zjarrfikësit kanë përsëritur apelin për banorët që të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të tregojnë kujdes gjatë djegies së mbetjeve bujqësore./ZËRI