Aktualitet

Përplaset për vdekje këmbësorin në Tiranë, arrestohet shoferi i autobusit (EMRAT)

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”.

l.k
Përplaset për vdekje këmbësorin në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor. Bëhet me dije se 56-vjeçari Ndriçim Hidri ishte shoferi që po drejtonte autobusin e linjës së Kërrabës, i cili është vënë në pranga nga forcat blu. Zaim Ismaili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”, ku 46-vjeçari humbi jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

“N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Peshkatarit’, autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB