Aktualitet

Përplasi për vdekje kalimtarin gjatë shërbimit, arrestohet efektivi i policisë

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec, ku efektivi i policisë përplasi për vdekje kalimtarin Bashkim Hida

E.K
Përplasi për vdekje kalimtarin gjatë shërbimit, arrestohet
foto ilustruese

KORÇË- Një punonjës policie është vënë në pranga nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se ka shkaktuar një aksident me vdekje mbrëmjen e djeshme.

Punonjësi i policisë, teksa drejtonte mjetin e tij, në orarin e shërbimit, përplasi për vdekje shtetasin Bashkim Hida, rreth 67 vjeç, i cili po kalonte rrugën.

NJOFTIMI I AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq - Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

Poll

MOS HUMB