Aktualitet

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për të katërtën ditë aksi Kakavijë-Janinë

Sipas njoftimit të policisë kufitare, bllokimi i aksit do të nisë që nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë.

zh.ll

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për të

KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar gjatë ditës së sotme për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimit të policisë kufitare, bllokimi i aksit do të nisë që nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, gjatë kësaj fashe orari do të lejohen për qarkulim vetëm automjetet e emergjencës. 

Njoftimi: 

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protestat e fermerëve në Greqi pritet që të zgjasin deri në datën 5 Dhjetor, ndërkohë që prej 3 ditësh ata kanë bllokuar kalimin në shumë akse të rëndësishme rrugore në shtetin helen. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB