Aktualitet

Përplasja në Vlorë-Vasil Bedinaj: Mendova se do flisnin për biznes! Luan Muça i 'Deltës': Nuk i kam vënë gjobë, konflikt prone

Para hetuesve dy biznesmënt kanë dhënë verisone të ndryshme lidhur me shkakun e konfliktit dhe atë çfarë ndodhi një ditë më parë.

F.I
Përplasja në Vlorë-Vasil Bedinaj: Mendova se do flisnin për
Vasil Bedinaj dhe Bujar Muça

VLORË-Një ditë pas përplasjes së bujshme në Radhimë mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës, dy biznesmenët kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjen. Konflikti i armatosur në hotelin 'Regina' të Bedinajt çoi në arrestimin e vetë pronarit të 'Delta Group', Luan Muçës, ndërsa në pranga u vendosën Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, Blerim Heta, 40 vjeç, Angjelo Breshani, 29 vjeç. Në kërkim janë shpallur 6 persona, mes tyre edhe vëllai i biznesmenit Luan Muça, Bujar Muça, i cili ka qenë prezent në konfliktin e armatosur.

Para hetuesve dy biznesmënt kanë dhënë verisone të ndryshme lidhur me shkakun e konfliktit dhe atë çfarë ndodhi një ditë më parë. Bedinaj i ka qëndrusr versionit të parë, duke deklaruar se Muça i ka vendosur gjobë 5 milionë euro dhe i ka dhënë afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria. Sipas tij, takimin e kishte menduar për çështje biznesi, pasi Luan Muça merret me hidrosanitare

Vasil Bedinaj: Mendova se do të takoheshim për çështje biznesi, pasi ai merret me hidrosanitare. Ndërkohë që kam qenë vetëm në ‘Regina Palm’, Luani ka ardhur dhe ka thënë: ‘Dua 5 milionë euro dhe ke afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria’. Më pas, m’u afruan shumë persona dhe nuk më linin të çohesha. Punonjës të tjerë të stafit janë mbajtur nën kërcënimin e armës që të mos afroheshin. Disa prej truprojave të tij më qëlluan në kokë.

Ndërkohë Luan Muça ka deklaruar se “nuk kam vendosur gjobë”. Biznesmeni bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, pronar në kompaninë e sigurisë “Swat Security", kanë pretenduar se konflikti me Bedinajn lidhet me një çështje pronësie. 

ZËRI raportoi se shkak i konfliktit dyshohet se është bërë kjo tokë në Palasë, ku sipas burimeve, është parashikuar ndërtimi i një resorti nga pronari i "Delta Group". Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke për të cilën të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie.  Mësohet se biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Ndërkohë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës, ku dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça.

Çfarë ndodhi në Radhimë?

ZËRI ekskluzivisht raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur me në krye Luan Muçën e Delta Group u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj dhe me ushtarët e tij. Pas këtij momenti Bedinaj denoncon se i vendosën një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kërcënuan që brenda 48 orësh të largohej nga Shqipëria. Përplasja nuk u mbyll në hotel. Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt ndoqën njëri-tjetrin.

Gjatë ndjekjes ka patur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Në Range Rover-in ku udhëtonte shtetasi nga Kosova, Blerim Heta, u gjetën dy plumba. Një Range Rover tjetër u aksidentua gjatë ndjekjes, ku udhëtonte Luan Muça me Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Një audi a8, në pronësi të shtetasit Renato Kodra, me targë AB 295 YB, u gjet i djegur në Radhimë. Brenda Audit janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, çka konfirmon se përveç Luan Muçës dhe Madrid Lleshajt, të cilët u dëmtuan gjatë aksidentit ka patur edhe person tjetër të plagosur.

Poll

MOS HUMB