Aktualitet

Përplasje mes nxënësve në Durrës, sherri nisi në Snapchat! "Mirdita VS Shënavlash" u takuan për t'u "sqaruar" me thika

Sipas burimeve, dyshohet se sherri ka nisur pas një përlasjeje virtuale mes tyre në rrjetin social Snacpchat.

zh.ll
Përplasje mes nxënësve në Durrës, sherri nisi në
Foto ilustruese

DURRËS- Një sherr fizik është regjistruar mëngjesin e sotëm mes disa nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Shënavlash. Sipas burimeve, dyshohet se sherri ka nisur pas një përlasjeje virtuale mes tyre në rrjetin social Snacpchat. Dy grupe nxënësish që në Snapchat identifikoheshin si "Mirdita" dhe "Shënavlash" kanë shkëmbyer ofendime ndaj njëri-tjetrit, të cilët më pas janë përplasur fizikisht. 

Në konlfikt janë përfshirë të paktën 5-6 nxënës brenda ambienteve të shkollës. Në momentin e incidentit ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së institucionit arsimor për të qetësuar situatën. Nga përplasja me grushte dhe shuplaka në grup, njëri prej nxënësve ka pësuar një gërvishtje në faqe. Ndërkohë policia po verifikon rrethanat e ngjarjes dhe të përfshirët në konlikt.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.

Poll

MOS HUMB