Aktualitet

Përshkallëzohet protesta te Kryeministria, molotovë e gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Pas një periudhe qetësie gjatë tubimit situata është tensionuar sërish, ndërsa forcat e rendit kanë reaguar me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.

M.K.
Përshkallëzohet protesta te Kryeministria, molotovë e gurë
foto nga protesta perpara kryeministrise

TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë rikthyer në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku pak para orës 18:00 janë hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë dhe gurë ndaj efektivëve të policisë. Pas një periudhe qetësie gjatë tubimit situata është tensionuar sërish, ndërsa forcat e rendit kanë reaguar me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërhyrja e policisë ka bërë që protestuesit të nisin shpërndarjen nga zona, ndërsa përplasjet kanë shënuar një tjetër moment tensioni në protestën e zhvilluar në kryeqytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB