Aktualitet

"Pimë kafe bashkë"/ U arrestua për vrasjen e Mondi Mëhallës, burg për ish-ortakun e tij

Xhino Agon, ish-ortaku Mëhallës, u arrestuar nga policia pasi akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani. 

F.I
"Pimë kafe bashkë"/ U arrestua për vrasjen e Mondi
mondi mehalla-xhino ago

TIRANË-Gjykata e Apelit në Tiranë la në arrest në burg Xhino Agon, ish-ortakun e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 30 nëntorit. Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhalla. 

Xhino Agon, ish-ortaku Mëhallës, u arrestuar nga policia pasi akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani. Në dëshminë e tij Ago ka deklaruar se ditën e ngjarjes, gjatë paradites, ai ka qenë së bashku Mëhallën deri në orën 13:00. Më pas, ai është larguar me mjetin e tij "Hyundai", ndërsa Mondi me "Range"-in e tij. Ata do të takoheshin tek karburanti "Xhaxhai Oil" për të ikur sëbashku në Tiranë. Mirëpo gjatë kësaj kohe, ata kanë komunikuar në WhatsApp dhe kanë anulluar planet për t'u takuar në Elbasan për shkak të trafikut.

Ndërkohë, rreth orës 18:00, Ago është rikthyer nga Tirana në Elbasan dhe ka shkuar për te zyra e Mëhallës, teksa ishte duke e pritur, ky i fundit nuk i përgjigjej në telefon. Ka qenë operatorja e firmës ajo që e ka njoftuar për ngjarjen dhe ai është nisur me shpejtësi tek karburant ‘’Xhaxhi Oil’’ dhe ka parë policinë aty dhe “Range Roverin” ndaluar. 

Në lidhje me ngjarjen dyshohet se Oklid El Ouejdi, i cili në qytetin e Elbasanit njihet me nofkën “Kiço” dhe “Oliver” ka organizuar dhe financuar vrasjen e Mëhallës. Ai njihet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit.  Mësohet se “Kiço” është personi që 10 ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës, është dhunuar nga ky i fundit. Dhunimi fizik ka ndodhur në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil”. Shkak i konfliktit është bërë një marrëveshje tregtare me vlerë 700 mijë euro. 

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash./ZËRI

Poll

MOS HUMB