Aktualitet

'Plagosja' në Vaun e Dejës, Policia sqaron ngjarjen: Telefonuesi kishte pësuar…

Por në fakt shtetasi F.D nuk ishte plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve

k.m.
'Plagosja' në Vaun e Dejës, Policia sqaron ngjarjen:
Foto ilustruese

SHKODËR- Paraditen e sotme u raportua për plagosje me armë zjarri në fshatin Cukal të Vaut të Dejës. Policia e Shkodrës sqaron se rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas.

Por në fakt shtetasi F.D nuk ishte plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi F. D. (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë. Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB