Aktualitet

Plagosi 43-vjeçarin pasi iu përplasen makinat, arrestohet i riu në Shkodër

I plagosuri me autorin kanë përplasur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri-tjetrin.

I.F
Plagosi 43-vjeçarin pasi iu përplasen makinat, arrestohet i riu
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia si autori i një plagosje që ndodhi më 13 gusht në fshatin Postribë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Florian Lushi plagosi në këmbë Çel Shabaj pas një konflikti të çastit.

I plagosuri me autorin kanë përplasur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri-tjetrin. Autori më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn.

Ndaj të riut, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB