SARANDË-Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Edmond Abazi, i cili akuzohet se dy ditë më parë, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, ka plagosur me thikë 26-vjecarin Enkel Dano.
Autori rezulton person me precedentë penalë për “plagosje e rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Ndërsa Enkel Dano rezulton person me precedentë penalë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
“Specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë, shtetasin E. D., 26 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. 26-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.