Aktualitet

Vijon "furtuna" në Policinë e Shtetit, drejtues të rinj në strukturat e hetimit dhe komisariate (EMRAT)

Këtë të mërkurë janë firmosur lëvizje të reja në strukturat drejtuese, me emërime të reja në disa komisariate dhe drejtoritë e kufirit në vend.

zh.ll
Vijon "furtuna" në Policinë e Shtetit, drejtues të rinj
Foto ilustruese

TIRANË- Një valë ndryshimesh ka përfshirë Policinë e Shtetit. Këtë të mërkurë janë firmosur lëvizje të reja në strukturat drejtuese, me emërime të reja në disa komisariate dhe drejtoritë e kufirit në vend.

Në fushën e hetimit të krimit ekonomik është emëruar Florjan Rrasa, i cili do të drejtojë një nga sektorët më të rëndësishëm në luftën kundër kriminalitetit financiar. Ndërkohë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Taulant Gjoka është caktuar në detyrën e zëvendësdrejtorit për rendin. Lëvizje ka pasur edhe në Tiranë, ku Edvin Peçi është larguar nga drejtimi i Komisariatit Nr. 6. 

Ndërkohë, një ditë më parë, janë bërë edhe emërime në strukturat e kufirit:

Arbër Zemani është caktuar Drejtor i Kufirit në Vlorë, ndërsa drejtuesi i mëparshëm është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit. Po ashtu, Altin Lila është emëruar drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa detyra e drejtorit të Kufirit në Shkodër i është besuar Agim Bashës.

Këto lëvizje vijnë pas 'furtunës' të pak ditëve më parë në radhët e Policisë së Shtetit, në kuadër të një riorganizimi të brendshëm. Ndryshimet përfshinë disa qytete të vendit, nga Tirana në Kukës, Vlorë e Peqin./ZËRI

Poll

MOS HUMB