Aktualitet

Te "Sterilizimi" krah avokatit, në gjyqin për "SASPAC" Ilir Beqaj mbetet në kafaz! SPAK del me prova të reja

 Prokurorët vunë në dispozicion të gjykatës një zarf me disa akte me të dhëna të përfituara nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Alfred Nikolla.

F.I
Te "Sterilizimi" krah avokatit, në gjyqin për
Ilir Beqaj

TIRANË-Në procesin gjyqësor për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian në kuadër të SASPAC, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në “kafazin e qelqtë” gjatë seancave.

Në seancën për dosjen 'Sterilizimi', zhvilluar një ditë më parë (28 prill) gjyqtarët arsyetuan se për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve, faktit që ka vetëm një të pandehur, sjelljes së të pandehurit, si dhe faktit që në këtë proces nuk ka masë “arrest me burg”, Ilir Beqaj mund të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallë.

Ndërkohë se seancën e sotme, SPAK ka paraqitur prova të reja. Prokurorët vunë në dispozicion të gjykatës një zarf me disa akte me të dhëna të përfituara nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Alfred Nikolla. Sipas hetimeve, këto shpenzime dyshohet se lidhen me fondet e përfituara në mënyrë të parregullt. Nikolla akuzohet për mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion aktiv, ndërsa procesi ndaj të pandehurve vijon në GJKKO.

SPAK ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera.

Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por ende SPAK nuk e ka një shifër ekzakte. Aktualisht, SPAK ka sekuestruar 14.3 mln lekë, 15 mijë e 500 euro dhe 42 mijë e 300 $, që iu përkisnin shtetasve Ilir Beqaj, Gazment Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe Elton Marini./ZËRI

Poll

MOS HUMB