Aktualitet

Detaje nga sherri në Vlorë/ Plagosi me thikë dy persona, u dëmtua edhe vetë, arrestohet 32-vjeçari

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari i identifikuar, si Indrit Halili, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

zh.ll
Detaje nga sherri në Vlorë/ Plagosi me thikë dy persona, u
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur me thikë dy persona në dy lagjë të ndryshme të qytetit. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se falë pamjeve filmike u bë e mundur zbardhje e plotë e sherrit dhe arrestimit të autorit. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari i identifikuar, si Indrit Halili, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. 32-vjeçari është konfliktuar fizikisht në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy persona të ndryshëm, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, të cilët gjatë konfliktit i ka plagosur me thikë. Këta të fundit, ndodhen në spitalin e qytetit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.

Konflikti që degradoi në përdorimin e thikës u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Blutë e Vlorës njoftuan fillimisht se Kristi Kostandini dhe Indrit Halili janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, e më pas janë qëlluar me thika./ZËRI

Poll

MOS HUMB