Aktualitet

Plagosja e kamarierit 15-vjeçar! Pranga stafit të picerisë, pastruan vendin e ngjarjes, në kërkim autori

Neziri ka qëlluar me armë zjarri atipike kamarierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambjentet e picerisë 'Fantazia' te “Ali Demi”.

F.I
Plagosja e kamarierit 15-vjeçar! Pranga stafit të picerisë,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës (1 ershor) ku një 15-vjeçar u plagos brenda një picerie në zonën e Ali Demit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin 21-vjeçar, Aldi Nezirin, si dhe administratorin 24-vjeçar të picerisë ku dhe ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdanin. Neziri ka qëlluar me armë zjarri atipike kamarierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambjentet e picerisë 'Fantazia' te “Ali Demi”.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Punonjësit dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë në ambjentet e picerisë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri.

Arrestohen 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është plagisur në qafë me armë zjarri./ZËRI

Poll

MOS HUMB