Aktualitet

Plagosja e avokatit Shllaku në mes të lokalit, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Kërkojmë siguri!

Sipas vendimit të firmosur më 17 shtator, avokatët pezulluan pjesëmarrjen në seanca nga ora 08:00 deri në 10:00, duke kërkuar rritjen e masave të sigurisë gjatë ushtrimit të profesionit

F.I
Plagosja e avokatit Shllaku në mes të lokalit, Dhoma e Avokatisë
PAMJE NGA VENDI I PLAGOSJES

DURRËS-Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës vendosi bojkot me 2 orë të seancave gjyqësore, në shenjë proteste pas plagosjes me armë të avokatit Elton Shllaku.

Sipas vendimit të firmosur më 17 shtator, avokatët pezulluan pjesëmarrjen në seanca nga ora 08:00 deri në 10:00, duke kërkuar rritjen e masave të sigurisë gjatë ushtrimit të profesionit. Vendimi i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës i është përcjellë edhe Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit.

Prokurorisë i kërkohet një hetim i shpejtë dhe i plotë për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. Avokatët kërkojnë nga Policia e Durrësit, informacion mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra për dokumentimin e plotë të rastit.

Plagosja e avokatit Shllaku në mes të lokalit, Dhoma e Avokatisë
VENDIMI

52-vjeçari Elton Shllaku, me profesion avokat u qëllua me armë zjarri më 16 shtator në një lokal në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Autori Fatmir Ferhati, 61-vjeç është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB