Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Ndihmoi autorin, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

43-vjeçari Murtaj ishte shpallur në kërkim për "përkrahja e autorit të krimit”.

k.m.
Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Ndihmoi autorin, arrestohet
Foto ilustruese

SARANDË- Rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda kanë vendosur në pranga Artan Murtaj, i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. 43-vjeçari Murtaj ishte shpallur në kërkim për "përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkohë vazhdon puna për kapjen e të përfshirëve të tjerë në plagosje: dy autorët e plagosjes Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe vëllai i tij, Erjon Canaj; ndërsa në kërkim janë edhe bashkëpunëtori tjetër Klaus Jaçaj.

"Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,"-bën me dije Policia.

Plagosja e dyfishtë ndodhi në Sarandë disa ditë më parë, pranë stadiumit. Të plagosurit, Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama,  kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj, e këta të fundit pretendonin se i kishin zënë sipërfaqen e tyre të tokës. Kështu që kishin kërkuar takim për të sqaruar ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme pranë stadiumit. Por përplasja verbale, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas Policisë, që kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, njëri nga vëllezërit Canaj qëlloi me armë ndaj dy të rinjve nga Kamza duke i lënë të plagosur. Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama morën fillmisht mjekim në spitalin e Sarandës dhe më pas u sollën për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Teksa të plagosurit po mjekoheshin, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe ende nga data 17 korrik, janë ende në kërkim./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB