Aktualitet

Shkak sherri për tokën në bregdet/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, 4 persona në kërkim

Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama kanë pasur konflikt me vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj.

k.m.
Shkak sherri për tokën në bregdet/ Plagosja e dyfishtë
Foto ilustruese

SARANDË- Policia e Sarandës ka zbardhur plagosjen e dy personave me armë zjarri në Sarandë. Sipas Policisë, në kërkim janë shpallur 4 persona si të përfshirë në ngjarje. Ndërsa në pranga është vënë edhe njëri prej të plagosurve, pasi iu gjet një armë. Plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për zënien e një sipërfaqe toke. Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama kanë pasur konflikt me vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj. Të plagosurit kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve, e këta të fundit pretendonin se i kishin zënë sipërfaqen e tyre të tokës. Kështu që kishin kërkuar takim për të sqaruar ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme pranë stadiumit. Por përplasja verbale, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas Policisë, që kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, njëri nga vëllezërit Canaj qëlloi me armë ndaj dy të rinjve nga Kamza duke i lënë të plagosur. Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama morën fillmisht mjekim në spitalin e Sarandës dhe më pas u sollën për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Teksa të plagosurit po mjekoheshin, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndaj konkretisht, në kërkim janë shpallur edhe Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, si bashkëpunëtorë të dy vëllezërve Canaj. Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj kwrkohet si autor që tentoi të vriste me armë dy tw rinjtw. Ndwrsa 3 të tjerët; Erjon Canaj, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri. Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit. Vihet në pranga edhe një prej të plagosurve, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2025, rreth orës 15:00, në një lokal, në lagjen nr. 3, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku si rezultat u shpallën në kërkim katër shtetas:  • R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. • E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L,  ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të ushtruara në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, shtetasit G. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Dy vëllezërit Canaj të shpallur në kërkim, janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal. Ramadan Canaj, sipas mediave, ka qenë i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa i vëllai ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës. Po ashtu,në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta./ZËRI

Poll

MOS HUMB