Aktualitet

U përlesh me kryeplakun e Tushemishtit, arrestohet pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, ndërtoi në zonë të mbrojtur

Tokën, i prangosuri pretendonte se kishte në pronësi të tij, por rezulton se kjo tokë është pjesë e një zone të mbrojtur.

k.m.
U përlesh me kryeplakun e Tushemishtit, arrestohet pronari i hotel
Jetmir Muçllari

POGRADEC- Arrestohet Jetmir Muçllari, pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, i cili ditën e djeshme u përlesh fizikisht me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari, dhe një person tjetër, për një rrugë që pretendonte se e kishte të vetën. Pas konfliktit, Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Muçllari ka kryer punime pa leje.

Tokën, i prangosuri pretendonte se kishte në pronësi të tij, por rezulton se kjo tokë është pjesë e një zone të mbrojtur. Ndaj edhe akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”. 52-vjeçari kishte vendosur një gardh rrethues në rrugën në kufi me pronën e kryeplakut dhe kështu ka nisur edhe përplasja mes tyre. Ndërkohë që në dëshminë e tij në polici, Ilirjan Tasellari ka deklaruar se nuk ka konflikt pronësie, por ka zbatuar detyrën si kryeplak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec ndaluan shtetasin J. M., 52 vjeç, pasi nga verifikimi i bërë nga IMT-ja dhe Komisariati i Policisë Pogradec, rezultoi se në Volorekë ky shtetas ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Për këtë çështje, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Pogradecit kishte pezulluar punimet në këtë zonë një javë më parë dhe aktualisht dosja është kaluar tek Prokuroria për hetimet të mëtejshme./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB