pamje nga vendngjarja
KAMËZ-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz, ku një person ka humbur jetën. I plagosuri u paraqit në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima është Ardian Baloshi 26 vjeç.
Po ashtu, sipas burimeve, mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një 19-vjeçar, i identifikuar si Françesko Sukai.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se përplasja mes personave ka ndodhur gjatë lojës në një kalçeto.
Policia ka arritur që të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Sadik Llanaj.
Ndërkohë, pritet edhe njoftimi zyrtar i Policisë. /ZËRI
Poll