Aktualitet

Plagosje në Shkodër, qëllohet me armë zjarri Vladimir Bruçi, shpallet në kërkim fqinji i tij

Policia njofton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

F.I
Plagosje në Shkodër, qëllohet me armë zjarri Vladimir
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Shkodër, në lagjen 'Rus'. Mësohet se i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi. Bëhet me dije se Bruçi se është qëlluar disa herë me armë zjarri nga fqinji i tij Pjerin Bitani. Bruçi është transportuar me urgjencë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia njofton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.  

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB