
FUSHË KRUJË- Një plagosje me thikë është regjistruar në oborrin e gjimnazit "Shote Galica" në Fushë Krujë. Sipas policisë rreth orës 10:45 dy nxënës janë konfliktuar në oborrin e shkollës. Si pasojë e sherrit ka mbetur i lënduar një 17-vjeçar, i cili u godit me thikë nga një 18-vjeçar. Policia bën me dije se i mituri është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka plagë të thella në qafë dhe ka humbur shumë gjak, ndërsa autori është arrestuar.
“Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin "Shote Galica" në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle). Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /ZËRI