Aktualitet

Plas sherri në Konispol, dhunohen dy të rinj me shkopa bejsbolli, 4 persona në kërkim (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes në qendër të qytetit, ndërsa mësohet se viktima të sulmit kanë mbetur një 18-vjeçar dhe kushërira e tij 12-vjeçare. 

zh.ll
Plas sherri në Konispol, dhunohen dy të rinj me shkopa bejsbolli, 4
konispol

KONISPOL- Një sherr me sende të forta është regjistruar në Konispol, ku dy të rinj janë plagosur rëndë pas një sulmi brutal nga disa të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes në qendër të qytetit, ndërsa mësohet se viktima të sulmit kanë mbetur një 18-vjeçar dhe kushërira e tij 12-vjeçare. 

Dy të rinjtë ndodheshin në makinë, ndërsa aty pranë janë afruar 4 persona që kanë nisur t'i dhunojnë me shkopa bejsbolli. 18-vjeçari me iniciale E.K, dhe kushërira e tij minorene kanë marrë plagë të shumta në trup dhe kokë dhe janë dërguar për mjekim në spital. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 4 të rinj nga Shëndelli: Alban Tanushi, 18 vjeç, Flavjo Arapi, 18 vjeç, Nikola Doda 18 vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.”, sqaron policia.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB