TIRANË-Fotografi Klevin Halili dhe miku i modeles, Trejsi Sejdini ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Leonard Duka. Halili deklaroi para gjykatës se nuk ka pasur asnjëherë njohje personale me Dukën. Sipas dëshmisë së tij, në janar të vitit 2020 ata udhëtuan drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një qëndrim rreth njëmujor në Neë York, me qëllim pushimin dhe realizimin e disa seteve fotografike.
Qëndrimi i tyre u zgjat për shkak të pandemisë së COVID-19. Gjatë asaj periudhe, modelja mori një banesë me qira, ndërsa Halili qëndroi te motra e tij. Sipas fotografit të VIP-ave ai kishte mësuar nga mediat për këtë marrëdhënie të shumë përfolur. Madje, gjatë dëshmisë së tij, Halili tregoi se modelja merrte herë pas here para që ja dërgonin nga Shqipëria përmes pikave të transferta financiare.
Kujtojmë se në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në NewYork. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.
Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard Dukën. Trejsi Sejdinin e njoh, e kam shoqe dhe më lidh bashkëpunimi. Kemi shoqëri. Po kemi bërë pushime jashtë shteti. Në janar 2020 kam qenë në Amerikë me Trejsi Sejdinin. Kemi jetuar në Neëë York. Qëllimi i udhëtimit ishte për qejf për 1 muaj për të vizituar Neë York. Ngecëm aty sepse na kapi Covidi, Trejsi u detyrua të merrte një shtëpi me qira atje, ndërsa unë kam jetuar te motra ime.
Jo nuk jam në dijeni se me çfarë të ardhurash ka jetuar Trejsi. Ajo ka qëndruar me mua kemi bërë sete fotografike. Kemi qëndruar në shtëpi kemi bërë jetesë asgjë me shumë. Na ka lidhur shoqëria e ngushtë dhe puna. Nuk kam pasur dijeni për lidhje sentimentale që ka pasur Trejsi në atë periudhë. Nuk kam dëgjuar të flasë për Leonard Dukën. Unë e kam marrë vesh nga mediat këtë gjë, ka qenë periudha kur isha në Amerikë. Trejsin nuk e kam pyetur, as ajo s’më ka pyetur për lidhjet që unë kam pasur.
Trejsi Sejdini ka pasur gjërat e veta, tërhiqte lekë në Amerikë nga pikat e transfertave. Lekët vinin nga Shqipëria. Në 4-5 raste kam tërhequr lekë për Trejsi Sejdinin. Ti paraqitesh me një kod, merr dërgesën dhe nuk me ka interesuar se kush i ka nisur. Trejsi nuk më ka treguar se kush ia niste lekët, kanë qenë familjarë dhe shoqëri.
Kanë dërguar lekë edhe ata. Në Amerikë kam të njohur. Nuk jam tip kurioz, që të interesohesha kush ia niste. Nuk e di nëse kanë qenë apo jo para krimi. Nga media mora vesh që kanë pasur një lidhje Trejsi dhe Leonard Dukën. Nuk jam takuar ndonjëherë Leonard Dukën, ai e ka suportuar disa herë ekonomikisht Trejsin kur ngeci në Amerikë. Nuk më kujtohet me sa para e ka ndihmuar. Programuam të rrinim 1 muaj e 1 javë. Unë do rrija te motra ime, ndërsa Trejsi mori një Airbnb. Shpenzimet e mia i ka paguar motra ime dhe njerëzit e saj , mami dhe babi im. 600-800$ kanë dërguar prindërit e mi herë pas here. 600-1000$ ishin shumat e parave qe unë kam tërhequr për llogari të Trejsit. Ja kryerja unë si shërbim sepse ajo kishte punë, kishte photoshooting, etj, ishin disa arsye.
