Aktualitet

PROFIL: U arrestua në Itali me urdhër të SPAK, kush është Saimir Kolaveri, “skenarist” atentatesh dhe porositës vrasjesh

Porositës atentatesh dhe një ndërmjetësues vrasjesh që di t’i shmanget policisë dhe të arratiset.

l.k
PROFIL: U arrestua në Itali me urdhër të SPAK, kush
Saimir Kolaveri

TIRANË- Saimir Kolaveri nuk është një emër i padëgjuar për policinë! Porositës atentatesh dhe një ndërmjetësues vrasjesh që di t’i shmanget policisë dhe të arratiset.
Ai u përmend në ngjarjen e shpërthimit të tritolit në 27 korrikut të vitit 2018, në Bathore, pasi kishte porositur vendosjen e tritolit në banesën e prindërve të Gazmir Dacit, në shenjë hakmarrjeje.

Saimiri kishte porositur 23-vjeçarin Vilson Brahja, për të ekzekutuar shpërthimin me tritol në banesën e Dacit, i cili është dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij Robertit në nëntor të 2018-ës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Francë. Kolaveri porositi sulmin me tritol si hakmarrje për djemtë e tij. Në atë kohë ai u shpall në kërkim nga autoritetet, pasi ishte larguar nga Shqipëria.

Por Saimir Kolaveri di të bëjë edhe skenare si në filma aksion!
Ekzekutuesi i shpërthimit me tritol, Vilson Brahaj para Gjykatës u shpreh se Saimir Kolaveri i kishte premtuar 5 mijë euro duke i thënë se banesa ku do ndodhte shpërthimi ishte e tij dhe se ngjarjen, po e sajonte për të kërkuar azil jashtë Shqipërisë.
Ai u përmend sërish sot, pasi SPAK lëshoi urdhër arreste për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, si ndërmjetësues në këtë ngjarje mes Aurel Hoxhës që ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh, të cilën e kreu Sabah Nuzi. Ai u arrestua nga autoritet italiane pasditen e sotme. Ekstradimi i tij do ta sjellë përballë drejtësisë shqiptare, ndërkohë që ai është i përfshirë në sagën e gjakmarrjes mes dy familjeve Lleshi dhe Hoxha./ZËRI

Poll

MOS HUMB