
HIMARË- Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj mund të kishte shënuar një tragjedi për komunitetin. Por fatmirësisht, nga çarja e digës ka vetëm dëme materiale, rrugë, biznese dhe shtëpi të përmbytura; dhe jo dëme në njerëz. Teksa ka kaluar një ditë nga shpërthimi dhe gjendja në zonë është më e qetë, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet, ndërsa i proceduar penalisht është vetëm Vangjel Ngjelo, administratori i subjektit. Po ashtu, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin, me objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike.
"Për banorët e Bregut, hidrocentrali i Sasaj, i cili përmbyti të enjten një pjesë të zonës së Bunecit, në Lukovë, quhet ndryshe edhe “hidrocentrali i dy Vasove”, referuar dy pronarëve jetëgjatë të projektit koncesionar, Vasil Naçi dhe Vasil Gjika,"-shkruan BoldNews.
Por duket se ky përcaktim nuk qëndron më, pasi kompania “Agna” e Naçit ka shitur të gjithë aksionet tek shoqëria “Wonder” e Gjikës. Në vitin 2006, kur kjo kompani u themelua kishte kompani "mëmë"; AGNA, një shoqëri aksionare, me aksionerë: Kristo Naçi (30%), Aleksander Naçi (5%), Kosta Sotiri (32.5%) dhe Vasil Naçi (32.5%); dhe Sadik Llapashtica, i cili kishte 49% të aksioneve.
Sipas asaj që bëhej me dije nga vetë kompanitë, procedura për ndërtimin e HEC-it ka nisur që në vitin 2003 dhe ka zgjatur deri në vitin 2010. Edhe pse në 2003 ka nisur pranimi i procedurës, në vitin 2006 është marrë leja e Këshillit Kombëtar i Territorit të Komunës në Lukovë, por edhe pëlqimi i banorëve. Në vitin 2007, HEC-i është pajisur edhe me leje mjedisore. Po sipas të dhënave që kanë bërë me dije vetë pronarët, kostoja e ndërtimit ishte e parashikuar që të kapte vlerën prej 1.2 milionë euro.
DETAJE NGA PROJEKTI:
Me Vendim te Qeverise Nr. 634, date 18.09.2003 eshte miratuar fillimi i procedures se Ndertimit me Koncesion te formes ”BOO”, te Hidrocentralit te Sasajt dhe me Vendimin Nr. 501, Date 23.07.2004 eshte miratuar Marreveshja e Koncesionit per Ndertimin e Hidrocentralit te Sasajt e formes “BOO”, lidhur ndermjet METE, si Organ Shteteror i Autorizuar (OSHA), dhe Konsorciumit te shoqerive te projektit te Sasajt. Me Vendim te Gjykates se Rrethit Tirane Nr. 35468 date 11.04.2006 u legalizua Shoqeria Koncesionare “ENERGO-SAS” Sh.p.k.
e krijuar me 05.09.2004, e cila kryen ndertimin si dhe veprimtarine operatore te Hec Sasaj.
Kompania “ENERGO-SAS” eshte shoqeri aksionere ku Kompania AGNA Group zoteron aksionet e veta. Me Vendim Nr.11/6 date 10.07.2006 te KRRT te Komunes Lukove eshte miratuar destinacioni i Sheshit te Ndertimit per Gjurmen e Hec Sasaj. Eshte marre miratimi i Keshillit te Komunes dhe Komunitetit te banoreve te zones, sipas AktMarreveshjes midis banoreve te fshatit Sasaj dhe shoqerise “ENERGO-SAS”, te dates 26.11.2008, ku jepet pelqimi i banoreve te ketij komuniteti per ndertimin e hidrocentralit ne tokat e fshatit Sasaj.
Me shkrese Nr.427 Prot. Date 01.08.2007 dhe me vendim nr. 9 te Komisionit te Lejeve eshte akorduar Leja Mjedisore per shoqerine “Energo-Sas” Sh.p.k. per “Ndertim dhe Funksionim Hidrocentrali” nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Me Vendim Nr. 6, date 04.12.2006 eshte miratuar Leja e Perdorimit te Ujit te burimeve te Tatzatit, per Hec Sasaj dhene subjektit “Energo-Sas” Sh.p.k. nga Keshilli i Basenit Ujembledhes “Vjose” Vlore. Me Vendim Nr. 83 date 27.11.2006 te ERE, eshte dhene Liçensa per Ndertimin, Instalimin dhe Prodhimin e Energjise nga Hidrocentrali Sasaj , per subjektin “Energo-Sas” Sh.p.k.
ENERGO-SAS
AGNA-Vasil Naçi
Por sipas një dokumenti të siguruar nga "BoldNews", në vitin 2008, Llapashtica dhe “Wonder” i shesin një pjesë të aksioneve të tyre tek “Agna” sha e Vasil Naçit.
Në shkurt të vitit 2014, ortaku Sadik Llapashtica shet të gjithë aksionet e tij tek “Energo-Sas” dhe “Agna” e Vasil Naçit shndërrohet në ortakun më të madh, me 56 përqind të aksioneve. Në Prill të vitit 2024, “Agna” i shet të gjithë aksionet e saj tek ortaku tjetër, “Wonder”, për një vlerë prej 5.7 milionë euro.
Tashmë, ortaku i vetëm i “Energy-Sas” është shoqëria “Wonder” e Vasil Gjikës.
Nëse në prill të këtij viti, janë marrë 5.7 milionë lekë nga shitja, duket se askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen e mureve të digës që përfunduan duke shkaktuar përmbytje në të gjithë zonën. Tashmë hetimet kanë nisur dhe dy janë pistat që po shqyrtohen; njëra ka lidhje me mënyrën sesi janë kryer punimet, ndërsa tjetra që po shqyrtohet është mbingarkesa me ujë, përtej kapacitetit. Cilado qoftë arsyeja, dikush duhet mbajtur përgjegjës. Madje, rasti i Sasajt mund të shërbejë edhe si këmbanë për kontrollin e të gjithë HEC-eve të tjera në vend.
Vetëm se kjo e Sasajt ishte e paralajmëruar! Jo mw larg se nw nwntor tw vitit 2023,Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) kishte dalë në përfundimin se të paktën 50 diga në vendin tonë cilësoheshin me rrezik të lartë. KKDM kërkonte instalimin e sistemeve të alarmit për të paralajmëruar rrezikun që mund të shtohej në momente të caktuara. Por nuk ndodhi!
-
Digat, KKMD: 50 kanë rrezik të lartë, të instalohen sisteme alarmi
27 Nëntor, 15:57
"Në bazë të informacionit të ardhur pranë KKDM nga shumica e shfrytëzuesve të digave të mëdha rezulton se me 150 diga të mëdha janë me risk të konsiderueshëm në lidhje me dëmtimet dhe humbjet e njerëzve. 50 prej këtyre digave janë me risk të lartë dhe është e domosdoshme të instalohen sisteme alarmi për njoftime në kohë reale dhe online. Për sa më sipër, KKDM vendosi që tu kërkojë shfrytëzuesve të këtyre digave të marrin masat e duhura për hartimin e projekteve për sistemet e alarmit online në kohë reale,"-është bërë me dije nga KKDM.
Por alarmi edhe kësaj here u injoru, ndoshta rasti Sasaj mbi të gjitha mund të ndërgjegjësojë.../ZËRI
DOKUMENTI "PREZANTUES" I KOMPANISË: