Aktualitet

Protesta e 39-të! Me pankarta dhe thirrje për dorëheqje, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Prej më shumë se një muaji, protestuesit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si kërkesën e tyre kryesore.

M.K.
Protesta e 39-të! Me pankarta dhe thirrje për dorëheqje,
protesta

TIRANË– Pasditen e kësaj të mërkure, në orën 19;00 ka nisur sërish protesta e 39-të e qytetarëve. Një tubim që zhvillohet prej 31 majit kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec dhe qeverisë te kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët jan mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Prej më shumë se një muaji, protestuesit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si kërkesën e tyre kryesore. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditet në vazhdim, derisa të plotësohen kërkesat e parashtruara.

Kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB