Aktualitet

Protesta e 40-të në Tiranë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

l.k
Protesta e 40-të në Tiranë, qytetarët nisin marshimin drejt
Foto nga protesta

TIRANË- Sot shënohen 40 ditë nga nisja e protestave qytetare kundër qeverisë dhe kundër disa ligjeve që cënojnë natyrën në vendin tonë. Ashtu sikurse çdo ditë, qytetarët marshojnë nga sheshi "Skënderbej" drejt godinës qeveritare.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në javët në vijim, derisa, sipas tyre, të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët prej tyre.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB