TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin këtë të premte dhe ka vendosur masën detyrim paraqitje për 7 protestuesit e mitur të ndaluarit gjatë protestës kombëtare të PD-së të zhvilluar më 10 shkurt.
Protestuesit u arrestuan nën akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
7 protestuesit e mitur, të ndaluar, janë: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zeka dhe Oresti Halilaj.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Goditja për shkak të detyrë", "Plagosja e rëndë me dashje", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike, e organizuar më 10 shkurt, para Kryeministrisë, është shoqëruar me përlasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit. Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit valëviti flamurin nga podiumi, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë në drejtim të kordonit të policisë dhe kryeministrisë.
Kaosi përpara Kryeministrisë zgjati për pak minuta, ndalesa e dytë ishte para godinës së Parlamentit. Protesta u zhvendos para Parlamentit, ku u regjistruan incidente të shumta. Protestuesit u përplasën fizikisht edhe me forcat e rendit, duke u përpjekur për të çarë kordonin e policisë të krijuar përpara derës kryesore të godinës së Kuvendit. Situata ka përshkallëzuar, pasi i njëjti u ndoq i njëjti skenarë si para Kryeministrisë, me molotovë, bomba e fishekzjarrë janë hedhur drejt Parlamentit, teksa efektivët i janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Tiranës, bëhet me dije se 21 persona janë ndaluar për dhunën gjatë protestës mbrëmë, ndërsa 19 efektivë janë shtruar në spital, pas lëndimeve që kanë marrë. Mes protestuesve të arrestuar, 7 janë të mitur. Nën hetim për këtë tubim janë vendosur pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu./ZËRI