Aktualitet

Protesta e PD! Skënder Hita mbërrin te kryeministria, jep udhëzimet për uniformat blu: Ruani qetësinë

Hita i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

F.I
Protesta e PD! Skënder Hita mbërrin te kryeministria, jep
Skënder Hita

TIRANË-Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shkuar në Kryeministri, ku ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e protestës të thirrur sot nga Partia Demokratike. Hita i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka njoftuar se leja i është dhënë PD për të zhvilluar protestën vetëm në bulevard, e në rast shkeljesh ligjore, do të merren masa. Rreth 1,500 efektivë policie janë angazhuar në terren./ZËRI

Poll

MOS HUMB