Aktualitet

Protesta e studentëve/ 'Shëndetësia' jep lajmin e mirë: 21-vjeçari që u godit nga polici s’ka rrezik për paralizë

Sipas informacionit të spitalit, për momentin nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

F.I
Protesta e studentëve/ 'Shëndetësia' jep lajmin e
foto e 21-vjeçarit

TIRANË-Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së djeshme së 16 tetorit, ku ka dhënë lajmin e mirë për të riun 21-vjeçar që përfundoi në spitalin e Traumës pasi u përplas në asfalt nga një efektiv policie gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit.

Sipas informacionit të spitalit, 21-vjeçari po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë, ku raportohet se për momentin nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vetëm në Tiranë 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor, mes tyre 8 efektivë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Ndërkohë të lënduar janë regjistruar edhe në Vlorë dhe Lezhë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:

* 8 efektivë të Policisë;
* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
* 3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali rajonal Vlorë
– 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)
– 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)

Spitali rajonal Lezhë

– Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin)

Poll

MOS HUMB