Aktualitet

Protesta përshkallëzohet para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës (VIDEO)

Protesta gjatë ditës është shoqëruar me incidente ndërsa disa prej mjeteve piroteknike të hedhura nga protestuesit kanë shkaktuar dëmtime në xhamat e Kuvendit.

M.K.
Protesta përshkallëzohet para Kuvendit të Kosovës, policia
foto nga protesta ne kosove

KOSOVË- Situata është tensionuar mbrëmjen e kësaj të hëne pranë Kuvendit të Kosovës ku policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve pas hedhjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në drejtim të godinës.

Protesta gjatë ditës është shoqëruar me incidente ndërsa disa prej mjeteve piroteknike të hedhura nga protestuesit kanë shkaktuar dëmtime në xhamat e Kuvendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një tjetër incident është regjistruar më herët gjatë protestës, kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po largohej nga hapësirat e Kuvendit.

Ndërkohë, një prej organizatorëve të protestës Çlirim Haziri ka deklaruar se deputetët nuk do të lejohen të largohen nga Kuvendi. Ai ka thënë se ata do të dalin prej godinës vetëm 'mbi trupat e tyre'

Pas përshkallëzimit të situatës numri i efektivëve të policisë në zonën pranë Kuvendit është shtuar, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB