GJIROKASTËR- Një 64-vjeçar humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së punimeve në një banesë në lagjen Varosh, ndërsa policia ka arrestuar personin që e kishte angazhuar për punë. Sipas policisë, në pranga është vendosur, Jani Fuli i cili akuzohet për veprën penale 'Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'.
64 vjeçari Agron Nika, banues në Dimal ishte duke punuar në katin e dytë të një banese, kur ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se Fuli, i cili kishte angazhuar 64-vjeçarin për të kryer punime në banesën e djalit të tij, nuk kishte garantuar kushtet e nevojshme të sigurisë në punë.
Pas veprimeve të para hetimore, materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, tha policia./ZËRI