Aktualitet

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së Tërmet Peçi, 'e shoqërojnë' me thirrjet: Hajdut, analfabet...(VIDEO)

Peçi është ndjekur nga protestuesit që nga dalja e Parlamentit deri te stacioni i Unazës, pranë selisë së PD, duke mos bërë asnjë reagim.

zh.ll
Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së Tërmet Peçi, 'e
termet peci-momenti i daljes nga kuvendi

TIRANË- Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi është përballur me protestuesit të cilët e kanë ndjekur gjatë daljes së tij nga Kuvendi. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, disa protestues e ndjekin deputetin dhe drejtojnë akuza ndaj tij dhe me thirrjet: “Hajdut!”, “Analfabet!” dhe “Nuk na përfaqëson!”.

Peçi është ndjekur nga protestuesit që nga dalja e Parlamentit deri te stacioni i Unazës, pranë selisë së PD, duke mos bërë asnjë reagim. Ai nuk bëri asnjë reagim, as në momentit që ndaj tij protestuesit drejtonin thirrje dhe akuza./ZËRI

Poll

MOS HUMB