Aktualitet

"Pse më sheh, hajde sqarohemi"! Si ndodhi krimi në Shkodër..burg për Andri Vulajn, vrau me armë Ylber Lulin dhe i plagosi të atin

Sipas versionit të prokurorisë, Vulaj është plagosur me thikë dhe më pas ka përdorur një armë zjarri, duke qëlluar nga afër në drejtim të Lulit.

F.I
"Pse më sheh, hajde sqarohemi"! Si ndodhi krimi në
Ylber Luli

SHKODËR-Andri Vulaj, i dyshuar për vrasjen e Ylber Lulit dhe plagosjen e babait të viktimës, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, është lënë në burg. Para Gjykatë së Shkodrës, 25-vjeçari nuk ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa mbrojtja ka ngritur pikëpyetje mbi plagët që ai vetë ka marrë gjatë përplasjes. Avokati Arbër Raja tha se klienti i tij është i dëmtuar në fytyrë, qafë dhe në krah, duke kërkuar që prokuroria të hetojë rrethanat në të cilat janë shkaktuar këto plagë.

Shkak i debatit sipas Prokurorisë, ka qenë një përplasje banale mes viktimës dhe autorit, me fjalët “pse më sheh”. Konflikti mes tyre kishte nisur gjatë orëve të natës, në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Sipas akuzës, vetë Luli u kishte kërkuar dy shokëve që ta shoqëronin Vulajn në shtëpi, me qëllim që të sqaronin problemet mes tyre. 

Në banesë ka nisur një konflikt fizike mes dy të rinjve, ku është përfshirë edhe babai i viktimës, Qemal Luli. Në këtë moment, sipas versionit të prokurorisë, Vulaj është plagosur me thikë dhe më pas ka përdorur një armë zjarri, duke qëlluar nga afër në drejtim të Lulit.

Plumbi e ka kapur të riun në bark dhe i ka shkaktuar vdekjen. Një nga dëshmitë e administruara nga prokuroria është ajo e babait të viktimës, Qamil Luli. Ai ka treguar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurmat e sherrit dhe doli në oborr për të parë se çfarë po ndodhte. Sipas dëshmisë së tij, gjatë përleshjes është goditur me thikë edhe Vulaj. Pak më pas, djali i tij Ylber Luli është qëlluar me armë zjarri. Prokurorja Albulena Kuliçi kërkoi masën “arrest me burg” për Vulajn, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Zamira Lila. 

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30 të mëngjesit të 8 shtatorit në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në qytetin e Shkodrës, pikërisht në banesën e viktimës. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e motivet e krimit. Arma e krimit, pistoletë është sekuestruar dhe autori i dyshuar Andri Vulaj u arrestua në vend ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB