Aktualitet

Punëtorin e zë poshtë masivi i kromit, arrestohet tekniku i kompanisë! 29-vjeçari ende nuk është gjetur

Si pasojë punëtori ende nuk është gjetur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit dhe policia po vijojnë punën intensivisht.

F.I
Punëtorin e zë poshtë masivi i kromit, arrestohet tekniku i
FOTO ILUSTRUESE

BURREL-Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme (3 maj) në një fabrikë kromi në Burrel. Një 29-vjeçar, duke punuar me mjetin fadromë në fabrikën e përpunimit të kromit u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali. Si pasojë punëtori ende nuk është gjetur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit dhe policia po vijojnë punën intensivisht.

Në pranga është vendosur 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i kompanisë. Nga shembja e masivit është çarë edhe një rezervuar uji. Ndërkohë mësohet se fabrika në të cilën përpunohej kromi ishte marrë me qira dy shtetas kinezë. 

Njoftimi i policisë:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin Admir Lala, 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB