Aktualitet

Qyno fiton një tjetër betejë! GJKKO detyron SPAK t’i kthejë dokumentet e fundit të sekuestruara

Këto dokumente nuk ishin rikthyer as pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të datës 16 dhjetor 2024, që e urdhëronte këtë.

F.I
Qyno fiton një tjetër betejë! GJKKO detyron SPAK t’i
Elton Qyno

TIRANË-Gjykata e Posaçme vendosi ti kthente sot dokumentet që iu sekuestruan gazetarit Elton Qyno. Pas seancës së sotme në GJKKO, Qyno tha se këto ishin disa dokumente të siguruara nga burimet e tij. Vetë gazetari, pas seancës në GJKKO tha se bëhet fjalë për 54 fletë me deklarime të personave të pandehur, të cilat ishin sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e gazetarit në dhjetor 2023. Këto dokumente nuk ishin rikthyer as pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të datës 16 dhjetor 2024, që e urdhëronte këtë.

"Janë disa dokumente të një gjyqi në GJKKO. Deklarime te ndryshme të cilat u vendos që të më ktheheshin pasi ishin sekuestruar e pasi Gjykata e Lartë kishte vendosur kthimin kjo nuk kishte ndodhur. SPAK këmbëngulte që ta mbante këtë provë duke mos ma kthyer mua si gazetar investigativ. Duke marrë edhe shkak jo vetëm nga GJL por edhe GJK bashkë me avokatin i kërkuam SPAK që të na kthente këtë send prej 54 fletësh. Gjyqtari vendosi që ky send të na kthehej,"-u shpreh gazetari.

Gazetari Elton Qyno ka fituar betejën me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Gjykatën Kushtetuese. Me një vendim unanim, Kushtetuesja vendosi shfuqizimin e vendimeve të Gjykatave për sekuestrimin e materialeve, pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal. SPAK e akuzoi gazetarin për nxjerrje të sekretit hetimor pasi Qyno publikoi komunikimet e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, biseda të dala nga SkyECC. Tashmë materialet që u sekuestruan do të asgjësohen dhe nuk do të përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj gazetarit. 

Poll

MOS HUMB