Aktualitet

Protestuesit bllokuan rrugën e aeroportit Rinas, Policia nis hetimet, merr në pyetje disa nga organizatorët

Lidhur me marshimin dhe bllokimin e autostradës, i cili zgjati deri në orët e para të mëngjesit, Policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës.

F.I
Protestuesit bllokuan rrugën e aeroportit Rinas, Policia nis hetimet, merr
pamje nga ngjarja e 14 qershorit

TIRANË-Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit një ditë më parë (14 qershor). Për disa orë autostrada u bllokua nga marshimi i protestuesve, të cilët nuk u ndalën aty, por iu drejtuan rrugës së Rinasit në drejtim të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Lidhur me marshimin dhe bllokimin e autostradës, i cili zgjati deri në orët e para të mëngjesit, Policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës. Mes tyre edhe Gent Prognin, i cili është njëkohësisht dhe pjesë e grupit që merret me mbarëvajtjen e protestave. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa paraprakisht janë ngritur disa vepra penale si prishje e qetësisë publike dhe bllokim rrugësh.

Rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit. Më pas marshimi vijoi drejt aeroportit të Rinasit, ku qëndruan deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Policia vendosi kordon në mënyrë që protestuesit të mos arrinin në aeroportin Nënë Tereza. Uniformat blu u bënë thirrje protestuesve që të mos bllokonin rrugën dhe se veprimet e tyre ishin të paligjshme. Pas disa minutave rezistencë, qytetarët vendosën të largoheshin pas.

Mashimi në ditën e 15-të të protestës ka ndezur debate dhe reagime edhe në rrjet, mes protestuesve.

Poll

MOS HUMB