Aktualitet

30 ditë protestë! Qytetarët 'mësyjnë' brenda Politeknikut, shpalosin banderolën 'Ju erdhi fundi'

Rojet e godinës kanë ndërhyrë për të hequr banderolen, gjë që solli tensione në ambjentet e universitetit.

F.I
30 ditë protestë! Qytetarët 'mësyjnë' brenda
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të, ku ndryshe nga herët e tjera protestuesit kanë ndaluar marshimin para Universitetit Politeknik. Një grup qytetarësh shpalosën një banderolë gjigante ku shkruhet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”. Siç shihet edhe në pamje, banderola u shpalos në ballkonin e Universitetit Politeknik, ku në shenjë revolte u ndezën edhe flakadanë.

Rojet e godinës kanë ndërhyrë për të hequr banderolën, gjë që solli tensione në ambjentet e universitetit. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut, ku u përplasën me rojet. Të ndodhur brenda ambjenteve të universitetit studentët kanë arritur të marrin sërish pankartën dhe e kanë rivendosur në ballkonin e Politeknikut.

Teksa kërkonin të merrnin mbrapsht banderolën, të cilën më pas e rihapën në faqen ballore të Politeknikut, protestuesit kanë dëmtuar ambientet e Universitetit, duke thyer xhamat dhe dyert.

Poll

MOS HUMB