Aktualitet

Ra me makinë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha, vijojnë kërkimet për Jurgen Karajn

Mësohet se kërkimet kanë vijuar me skaf nga Liqeni i Ulzës deri në vendin ku automjeti dyshohet se ka rënë në rrjedhën e një përroi.

zh.ll
Ra me makinë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha,
Jurigen Karaj-vendngjarje

KLOS- Kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit, Jurgen Karaj, po vijojnë pas dy ditësh nga ngjarja e rëndë në fshatin Dars, në Klos. Mësohet se kërkimet kanë vijuar me skaf nga Liqeni i Ulzës deri në vendin ku automjeti dyshohet se ka rënë në rrjedhën e një përroi. Gjithashtu përgjatë lumit Mat, po kontrollohen segmente të vështira të terrenit, teksa mësohet se operacioni do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes pavarëisht kushteve të vështira të terrenit.

Në kërkime janë angazhuar forcat e Ushtrisë, njësia speciale “Shqiponjat”, forcat zjarrfikëse të Bashkive Mat dhe Klos, si dhe familjarë dhe banorë të zonës. Kërkimet po zhvillohen edhe me skaf përgjatë rrjedhës së lumit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesnatës së të premtes në fshatin Dars, Klos. Shoferi i mjetit, Andi Losha, 24 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se u largua nga vendngjarja pa njoftuar Policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit, Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit. Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur./ZËRI

Poll

MOS HUMB